×
  • Sport
  • Sport

    Martohen sot – Gruaja nuk pranon të kërcejë me burrin e saj nëse humb Liverpooli

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 11:18

    James Alexander dhe Abby Norman do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë sot në ditën kur dy skuadrat e tyre të zemrës do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve.


    Çifti nga Plymouth i Anglisë kishin vendosur që të martoheshin me 1 qershor, derisa asnjëri nga ta nuk kishte menduar se ndonjëri nga klubet e tyre të zemrës do të luante një finale në ditën kur ata do të duhet të festonin kurorëzimin, shkruan Periskopi.

    James është tifoz i Tottenhamit, ndërsa Abby është tifoze e Liverpoolit, të dy sot për 90 minuta ose 120 do të jenë rival, ndërsa pas vërshëllimës së fundit ata mund të vazhdojnë jetën e tyre bashkëshortore.

    Çifti ka aranzhuar të gjitha gjërat që duhen për dasmë, por ata kanë gjetur edhe një zgjidhje për ta mos e humbur finalen e Madridit, derisa disa detaje janë vërtetë interesante dhe për të qeshur.

    Ndeshja do të transmetohet në një ekran gjigant ku çifti si dhe të ftuarit do të mund ta përcjellin ndeshjen finale.

    Tortja do të prehet gjatë pushimit të pjesëve të para, ndërsa vallëzimi i parë ndërmjet këtij çifti do të bëhet vetëm pasi të përfundojë ndeshja.

    Por, si do të ndjehen James dhe Abby kur do ta kuptojnë se ekipi i tyre ka humbur?

    “Do të më djegte fortë, pasi e di se çfarë mund të më bëjë ajo dhe babai i saj gjithashtu,” ka thënë James.

    Ndërsa Abby thotë se nuk do të mund të vallëzonte me James nëse Liverpooli do të humb sonte.

    “Nëse Liverpooli humb do të shkatërrohesha. Unë lëndohem shumë kur humb skuadra ime. Unë nuk mendoj se do të mund të vallëzoja me të, pasi nuk do të mund t’ia shikoja fytyrën atij[Jamesit],” ka thënë Abby.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!