Kylian Mbappe ka vazhduar të vendosë rekorde të reja në skenën botërore të futbollit, pasi realizoi golin e parë ndaj Marokut në çerekfinalen e Kupës së Botës.
Me këtë gol, sulmuesi francez u bë futbollisti i parë që përfshihet në 10 gola në dy edicionet e fundit të Botërorit, duke u bërë lojtari i parë që arrin një shifër të tillë që nga viti 1966.
Në Kupën e Botës 2022, Mbappe regjistroi tetë gola dhe dy asistime, ndërsa edhe në edicionin aktual ka arritur të përfshihet në 10 gola.
Me Francën që po udhëheq ndaj Marokut, ylli francez ka mundësi ta përmirësojë edhe më tej këtë statistikë.
Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e statistikave “Opta”, Mbappe ka arritur gjithashtu një tjetër rekord me fanellën e Francës, duke u bërë futbollisti i parë i kësaj kombëtareje që përfshihet në 100 gola.
Ai ka realizuar 64 gola dhe ka dhënë 36 asistime për Francën.