×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllen pjesët e para: Drita po i bën favore Feronikelit, derbi i Drenicës pa gola

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 17:00

    Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e liderëve të Superligës, Prishtinës dhe Feronikelit.


    Prishtina ka mbyllur pjesën e parë me disavantazh 1-0 ndaj Dritës. Për gjilanasit shënoi Fidan Gërbeshi nga ana e penaltisë.

    Në anën tjetër derbi drenicas mes Drenicës dhe Feronikelit nuk ka prodhuar ende gola në 45 minutshin e pjesës së parë.

    Kujtojmë që nëse ndeshjet mbyllen me këtë rezultat, Feronikeli do të krijonte 1 pikë avantazh ndaj Prishtinës, por në rast fitoreje të Llapit do të barazohej me pikë me ekipin nga Podujeva.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!