×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllen pjesët e para në Superligë: Feronikeli i jashtëzakonshëm, në Podujevë s’ka gola, dy gola në Suharekë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 16:36

    Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës që po zhvillohen sot.


    Feronikeli e ka nisur furishëm në 45 minutat e para, duke shënuar dy herë ndaj Gjilanit.

    Fillimisht, Kastriot Rexha (9′) gjuan bukur me kokë pas harkimit të Yll Hoxhës për të realizuar 1-0. Ky ishte goli i 18-të për sulmuesin e Feronikelit, i cili është bindshëm i pari në garën për ‘Këpucën e Artë’.

    Për rezultatin 2-0 u përkujdes Jean Carioca (35′) që shënoi nga pika e bardhë, pasi ishte sërish Kastriot Rexha që u pengua në zonë.

    Fitorja eventuale e mban ekipin nga Drenasi sërish në krye të tabelës.

    Ndërkohë, në ndeshjen mes Llapit – Dritës nuk pati gola.

    Ferizaji e ka befasoi Ballkanin dhe shënoi për 0-1. Dren Gashi (29′) shfrytëzoi në maksimum një pasim të Viktor Kukës.

    Por vendasit barazuan shpejt me Jetmir Topallin (38′) përfiton nga një devijim i Viktor Kukës dhe barazoi rezultatin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!