×
  • Sport
  • Sport

    Me cilin flamur do të festojë Shaqiri nëse Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve sot? E zbulon vet futbollisti

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 11:32

    Liverpool dhe Tottenham sot luajnë finalen më të rëndësishme në kompeticionet për klube, Ligën e Kampionëve.


    Ndeshja zhvillohet në Madrid të Spanjës, në stadiumin e skuadrës së Atletico Madridit, në ‘Wanda Metropolitano’ dhe fillon nga ora 21:00, shkruan Reporteri.net

    Liverpooli dhe Xherdan Shaqiri do të kërkojnë që fitojnë titullin e 6-të në histori të klubit ndërsa për Tottenhamin është kjo hera e parë.

    Por, me cilin flamur do të festojë Xherdan Shaqiri nëse Liverpooli shpallet kampion?

    Ai nëpërmjet një postimi në facebook ka konfirmuar se ashtu siç kishte festuar me Bayernin e Mynihut do të festojë edhe me Liverpoolin, pra me flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës.

    “Gati për të dhënë gjithçka për ta sjellë në shtëpi kupën”, ka shkruar ai në Facebook, duke ia bashkangjitur një foto ku shihet flamuri i Kosovës dhe Zvicrës i ngjitur./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!