×
  • Sport
  • Sport

    Më në fund zbulohet arsyeja e rrahjes ndërmjet Lewandowskit dhe Coman

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 12:16

    Trajneri i Bayernit të Mynihut, Niko Kovaç ka konfirmuar se Lewandowski dhe Coman janë përleshur me grushte ndërmjet vete gjatë stërvitjeve, por nuk do të dënohet asnjëri.


    Mbrojtësit, Niklas Sule dhe Jerome Boateng u dasht të ndërhyjnë për t’i ndarë ata, me incidentin që e kishte raportuar Bild-i të enjten, shkruan Reporteri.net

    “Ka pasur një përleshje ndërmjet lojtarëve të përmendur në media. Të tre nga ne kemi diskutuar pas stërvitjes dhe të dy kanë kërkuar falje për sjelljet e tyre. Askush nuk do të gjobitet sepse të dy lojtarët e kuptuan dhe të kuptohesh është shumë me rëndësi tani. Qështja është e mbyllur tani”, ka thënë Kovaç për sherrin në fjalë.

    E arsyeja kryesore pse rodhi përleshja ishte se, Lewandowski ishte tash e një kohë të gjatë i frustruar me stilin e lojës së Coman. Shkaku ishte se ai bënte shumë driblime, shumë pak pasime të sakta dhe krosime për sulmuesin.

    Në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen që Bayerni i Mynihut e kishte humbur, Lewandowski ishte bërë shumë nervoz në Coman pasi që aj shumë rrallë i kishte pasuar topin polakut.

    Kjo është arsyeja kryesore që bëri që polaku të shpërthej ndaj francezit.

    Kujtojmë që Bayerni javën e kaluar mposhti Borussian e Dortmundit dhe mori kreun në Bundesliga./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!