×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet se a ka përfunduar sezoni për Salah pas lëndimit që e pësoi kundër Newcastle

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 11:18

    Liverpooli arriti një fitore të mundimshme ndaj Newcastle 3-2, në një ndeshje ku Mo Salah u detyrua të largohej nga fusha pasi u lëndu keq gjatë një dueli me portierin, Martin Dubravka.


    Tifozët e Liverpoolit sot patën emocione të përziera derisa shikonin skuadrën e tyre të zemrës duke barazuar 2-2 me Newcastle, në një ndeshje e cila duhej fituar patjetër.

    Fitorja do të vinte krejt në fund pas një asistimi perfekt të Xherdan Shaqirit, i cili gjeti mjaft mirë në zonë Origin që shënoi për 3-2.

    Ylli egjiptian u largua me barela dhe lëndimi dukej serioz, pasi ai kishte pësuar një goditje në kokë.

    Jurgen Klopp pas ndeshjes ka dhënë detaje për gjendjen e Salahut.

    “Ajo se çfarë kam dëgjuar unë është se ai ka pësuar nëj goditje në kokë,” ka thënë Klopp.

    “Ai ishte i shtrirë në fushë dhe mjekët duhet të merrnin një vendim për ta lënë në lojë apo për ta larguar, ata vendosën që Salah duhet të largohet dhe ne e pranuam këtë.

    “Kur ne hymë në zhveshtore ai ishte duke e shikuar ndeshjen në televizor. Kështu që ai ishte mirë, por natyrisht ne duhet të presim pasi ai pësoi një goditje,” përfundoi Klopp.

    Ndryshe, Liverpooli të marten takohet me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe nëse egjipitani nuk do të mund të paraqitet do të ishte një mungesë e madhe për ‘Të Kuqtë’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!