“Messi dhe Ronaldo janë jashtëtokësorë”

Pasi shënoi mbrëmë kundër Torinos, Chiellini ka pasur vetëm fjalë të mira për Ronaldon, teksa mendon se shoku i tij i skuadrës dhe Messi janë “jashtëtokësorë”.


Giorgio Chiellini thotë se ai është me fat që jeton në të njëjtën kohë me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe atë të Barcelonës, Lionel Messi, të cilat i krahason me më të mirët e tenisit, Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Ronaldo shënoi mbrëmë golin e 601 në karrierë për ta shpëtuar Juven nga humbja, që barazoi 1-1 me Torinon.

Lionel Messi shënoi golin e 599-të dhe 600-të për Barcelonën në mesjavë, përfshirë edhe golin e bukur nga gjuajtja e lirë nga më shumë se 30 metra.

“Jemi me fat që jetojmë në të njëjtën epokë me këta lojtarë (Messi dhe Ronaldo)”, tha mbrojtësi për Sky Sport Italia.

“Mund t’i krahasojmë ata me Federer dhe Nadal. Një ditë Cristiano ndoshta është më i miri në botë, një ditë tjetër Messi, por e vërteta është se ata dy janë jashtëtokësorë që luajnë një tjetër sport te ne”.