×
  • Sport
  • Sport

    Messi e Hazard shumë prapa Arbër Zenelit, kjo është arsyeja

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 16:02

    Futbollisti kosovar renditet i katërti në listën e asistuesve më të mirë në Evropë, duke i lënë prapa edhe yjet si Lionel Messi e Eden Hazard.


    Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Stade de Reims në pjesën e dytë të sezonit, njëjtë siç kishte bërë në atë të parë me Heerenveenin.

    Përfaqësuesi kosovar ishte protagonist edhe në ndeshjen e fundit ndaj Angers, ku asistoi në barazimin 1:1.

    Dhe, ky asistim ia mundësoi atij të ngritet në pozitën e katërt në renditjen e asistuesve më të mirë në Evropë.

    Madje, sipas portalit të statistikave “Foot Mercato”, futbollisti i krahut i ka lënë prapa edhe yjet si Lionel Messi e Eden Hazard, të cilët i zënë pozitat 6 dhe 7.

    24 vjeçari ka dhuruar 13 asistime në 28 ndeshje këtë sezon, me ç’rast i ka zhvilluar 2003 minuta me dy skuadrat e tij në Holandë dhe Francë.

    Pozita e parë i takon futbollistit të Benficas, Pizzi, i cili ka dhuruar 17 asistime në 31 ndeshje, derisa i dyti është Hans Vanaken me 16 asistime në 36 ndeshje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!