×
  • Sport
  • Sport

    Messi flet pas shkatërrimit që i bëri Liverpoolit

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 23:46

    Lionel Messi ka folur pas triumfit të ekipit të tij me rezultat 3-0 ndaj Liverpoolit në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku ai shkëlqeu duke shënuar dy gola.


    Ndërsa ka folur për ndeshjen ka thënë se rezultati është i mirë, por se asgjë nuk ka përfunduar.

    “Rasti i fundit i Dembele ishte shumë i pastër. Patjetër që do të ishte më mirë të kishim fituar 4-0, por edhe 3-0 është një rezultat i mirë. Asgjë s’ka mbaruar sepse do të shkojmë në një fushë shumë të vështirë”, ka deklaruar Messi.

    Ndërsa për golin e tretë që e shënoi nga gjuajtja e lirë argjentinasi ka thënë se “është e vërtetë, ishte spektakolar. Jam shumë i lumtur”. /Reporteri.net/.

    Magjia e Messit e dërgon Barcelonën me një këmbë në finale

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!