×
  • Sport
  • Sport

    Messi votohet sportisti më i mirë i të gjitha kohëve

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 11:32

    Lionel Messi u votua sportisti më i mirë i të gjitha kohëve, duke i marrë 51 për qind të votave në sondazhin final kundër ish-boksierit legjendar, Muhammad Ali.


    Gjatë javëve të fundit, GiveMeSport i ka bërë një numër të sondazheve për ta zbuluar se kush është sportisti më i mirë i të gjitha kohëve në botë. 26 sportistë u ndanë në katër grupe dhe fituesi dhe sportisti i radhitur në vendin e dytë në secilin grup do të kalonte në gjysmëfinale dhe do pastaj do të zgjidhej fituesi me një sondazh përfundimtar, transmeton Gazeta Express.

    NË mesin e të nominuarëve, në grupin e parë ishin: Lewis Hamilton, Roger Federer, Floyd Mayweather dhe Serena Williams. Në grupin e dytë u renditën Phil Taylor, Michael Phelps, Tom Brady dhe Lionel Messi.

    Tiger Woods, Cristiano Ronaldo, Martina Navratilova dhe Michael Jordan e bënë grupin e tretë, ndërsa në të katërtin u radhitën LeBron James, Michael Schumacher, Pele dhe Muhammad Ali.

    Në grupin e parë triumfoi Federeri, i cili konsiderohet nga shumë tifozë si tenisti më i mirë i të gjithë kohëve, pasi i ka fituar 20 tituj të Grand Slams dhe e ka shijuar suksesin edhe në Lojërat Olimpike.

    Në grupin e dytë, gjeniu argjentinas, Messi, e kryesoi grupin me 75 për qind të votave. Ndërsa, rivali i tij i vjetër, Cristiano Ronaldo, e fitoi garën në grupin e tretë. Çiftet gjysmëfinaliste u kompletuan me Muhammad Alinë nga grupi i katërt.

    Messi dhe Ali triumfuan në gjysmëfinale, mirëpo ylli i Barcelonës arriti ta mposhtë boksierin me epërsi të ngushtë, 51 për qind me 49 për qind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!