Skuadra e Milanit ka shënuar fitore minimale 1:0 në derbin ndaj Interit, e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi, Estupinan në minutën e 35’të.
Interi ishte skuadër më e mirë në pjesën e dytë, por nuk ia doli të barazoi rezultatin.
Milan pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e dytë, shtatë më pak se lideri, Interi (67).