Kristjan Asllani ditën e djeshme u transferua te skuadra turke, Besiktashi.

Asllani te skuadra turke u bashkua me sulmuesin e Kosovës Milot Rashica.

Asllani në ditën e parë në stërvitje u prit nga Rashica, i cili e prezentoi para pjesës tjetër të skuadrës, ndërsa e quajti “vëlla”.

Reklamë

 

Ata kanë krijuar një atmosferë shqiptare në stërvitjen e Besiktashit.

Asllani do të jetë pjesë e skuadrës turke deri në fund të sezonit, pasi Besiktash arriti marrëveshje me Interin për huazimin e tij, me mundësi blerje.