×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica i shtron drekë ish-mbrojtësit të Romës

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 11:37

    Milot Rashica i ka bërë konak ish-mbrojtësit të Romës dhe lojtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastratit.


    Ylli vushtrrias e ka pritur atë në qytetin ku ai luan, në Bremen dhe i ka shtruar një drekë atij, shkruan Reporteri.net

    Lirim Kastrati ishte i padiskutueshëm në kohën e trajnerit Albert Bunjakut, madje pritej edhe shpërthimi i tij me skuadrën e Romës por gjërat nuk kanë shkuar si duhet për mbrojtësin.

    Ai tani luan në Bologna po as aty nuk po mund të gjejë një vend në formacionin startues.

    Në anën tjetër, Milot Rashica është duke shkëlqyer me ekipin e tij Werder Bremen, duke shënuar 10 gola e 4 asiste për klubin gjerman./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!