×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica lutet për Casillasin, që pësoi sulm në zemër

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 9:57

    Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka pësuar një sulm kardiak kur po stërvitej me skuadrën e tij Porton, shkruajnë mediat portugeze.


    Casillas u dërgua në spital menjëherë dhe nuk do të luaj më këtë sezon. Ai tashmë është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Reporteri.net.

    Lutjeve për shërim të shpejtë të Casillasit i është bashkuar edhe ylli i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica.

    Rashica e publikoi një fotografi bashkë me Casillasin në llogarinë e tij në Instagram, bashkangjitur me disa emotikone për të bërë të ditur se po lutet për spanjollin.

    Casillas është në skuadrën portugeze prej vitit 2015 dhe sapo kishte renovuar kontratën edhe për një sezon tjetër. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!