×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica merr një super-lajm para ndeshjes me Dortmundin

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 23:43

    Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica do të jetë i gatshëm për derbin e së shtunës që skuadra e tij Werder Bremen e luan Borussia Dortmundit.


    Këtë e ka konfirmuar trajneri i Bremenit, Florian Kohfeldt, raporton “deichstube.de”

    “Fin dhe Bargi nuk janë në gatshëm, Niklas Moisander është i suspenduar, të gjithë të tjerët janë të gatshëm dhe mund të luajnë”, ka deklaruar Kohfeldt.

    Kujtojmë se Rashica e mbylli më herët stërvitjen të mërkurën për shkak të një problemi, por duket se do të jetë i gatshëm ndaj Dortmundit.

    Rashica është në top formë këtë sezon dhe ka qenë vendimtar për Bremenin në disa ndeshje duke realizuar supergola. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!