×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Van Dijk urdhëron që Shaqiri të krosojë para asistimit perfekt

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 12:20

    Xherdan Shaqiri u tregua vendimtar për Liverpoolin, derisa “Të Kuqtë” regjistruan një fitore të vështirë kundër Newcastle Unitedit, të shtunën mbrëma.


    Mesfushori shqiptar u inkuadrua në pjesën e dytë, derisa bëri një asistim brilant në minutën e 86-të të takimit për Divock Origi, i cili shënoi për 3-2 për ta mbajtur Liverpoolin në garë për titull.

    Një moment interesant është kapur nga kamerat televizive kur mbrojtësi, Virgil van Dijk, urdhëron Alexander-Arnoldin që ta lejojë Shaqën të krosojë, derisa ai po përgatitej të gjuante vetë.

    Insistimi i mbrojtësit holandez është aq i madh sa që, për një moment, ai duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka që t’i përmbushet kërkesa.

    Dhe insistimi i tij u shpagua, derisa Shaqa bëri një krosim me precizitet të jashtëzakonshëm për ta gjetur kokën e Origit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!