Trajneri portugez José Mourinho ka zbuluar se ndeshja që do të dëshironte ta luante sërish është finalja e Europa League e vitit 2023, ku Roma u mposht nga Sevilla pas penalltive.

Në një intervistë për podcastin Beast Mode On, Mourinho e pranoi se ajo mbetet humbja më e dhimbshme e karrierës së tij, duke e fajësuar edhe referimin e anglezit Anthony Taylor.

“Nëse do të mund ta riluaja vetëm një ndeshje në karrierën time, do të ishte finalja e Europa League me Romën. Mendoj se e meritonim ta fitonim.”

Reklamë

Pas asaj finale në Budapest, Mourinho e pati një përplasje të bujshme me gjyqtarin Anthony Taylor, duke e kritikuar ashpër për vendimet e tij si në fushë, ashtu edhe në zonën e parkimit të stadiumit.

Incidenti u bë një nga momentet më të diskutuara të atij sezoni.

Portugezi theksoi se, pavarësisht trofeve të shumtë të fituar gjatë karrierës, ajo finale mbetet pengu më i madh sportiv, pasi beson se Roma ishte shumë pranë një tjetër suksesi evropian.