×
  • Sport
  • Sport

    Munishi tregon se ku është zbuluar talenti i Milot Rashicës, ‘godet’ trajnerin e njohur kosovar

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 21:06

    Trajneri i njohur i futbollit kosovar, Ismet Munishi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Milot Rashcia nuk është zbuluar tani, por ai ishte i zbuluar në skuadrën e Vushtrrisë.


    Rashica u shpall kampion me Llamkos Kosovën asokohe, ku trajner ishte Munishi. Ky i fundit i falenderohet atij trofeu deri tani, pasi dështimet kanë qenë të panumërta që pas largimit nga aty.

    Tani ai pretendon se klubi i Vushtrrisë e ka zbuluar Milotin, që është duke shkëlqyer me Werder Bremenin në Gjermanin dhe shumë shpejtë mund ta shohim në një nga skuadrat më të mëdha në Evropë.

    Analisti i njohur me këtë deklaratë ka goditur trajnerin Mehmet Kurda, që në një intervistë për një nga mediat kosovare mori përsipër meritat për sukseset e Rashicës.

    Ky i fundit ka qenë pjesë e shkollës së futbollit ‘Kurda’ në moshat e hershme, ndërsa Munishi i ka dedikuar disa fjalët Mehmetit Kurdës në mënyrë indirekte.

    Ky është postimi i Ismet Munishit në rrjetet sociale:

    Qka eshte zbulimi ne futboll?

    Kur ni futbollist eshte anonim dhe fillon te luaj mire ne ni skuader dhe te njihet ne opinion, percillet nga media te shkruara, elektronike , tv , radio , debatohet flitet per te kete e quajme zbulim.

    Nuk mund te jete zbulim kur ka lujte ni futbollist per ni skuader dhe se ka njofte askush.

    Kjo i bjen qe Milot Rashica eshte zbulu ne Vushtrri.

    Ju falemderit per vemendjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!