×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi godet shtyllën, Kosova në kërkim të barazimit ndaj Bullgarisë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 22:03

    Kosova e ka nisur furishëm pjesën e dytë. Sulmuesi Vedat Muriqi qëlloi shtyllën në minutën e 55-të, por nga topi i kthyer nuk arriti të shënoi më pas Vojvoda.

    Kosova ka bërë zëvendësimet e para. Nga loja është larguar Bersant Celina dhe në vend të tij është futur në lojë Besar Halimi, si dhe Herolind Shala është larguar për t’ia lëshuar vendin Edon Zhegrovës, raporton Reporteri.net.

    Kujtojmë se ekipi mysafir është në epërsi që nga minuta e 39-të e pjesës së parë kur shënoi përmes Bozhikov.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!