×
  • Sport
  • Sport

    Muriqit i shpërblehet mundi, nënshkruan me skuadrën që luan në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 11:58

    Vedat Muriqi është duke kaluar në një formë jetësore me skuadrën e tij turke, Rizespor.


    Ai ka arritur ta gjejë rrjetën plot 12 herë dhe ka ndihmuar shokët e skuadrës së tij me 7 asiste, të gjitha këto statistika vetëm në Superligën e Turqisë, shkruan Reporteri.net

    Së fundi skuadra e Fenerbahçes thuhet se ka arritur marrëveshje me bomberin kosovar, që nga sezona e ardhshme ta veshë fanellën e gjigantit turk.

    Sipas të përditshmes turke “Hurriyet”, Fenerbahçe ka arritur që në princip të nënshkruaj me sulmuesin e Kosovës dhe të Rizesporit gjatë verës me një ofertë prej tre milionëve.

    Megjithatë ende nuk ka zyrtarizim nga klubet në fjalë, por e vërteta qëndron se nga viti i ardhshëm, Muriqin do ta shohim patjetër në një klub të madh./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!