Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka shprehur pakënaqësinë e tij për zhvillimin e ndeshjes për vendin e tretë në Kupën e Botës, duke thënë se as lojtarët anglezë dhe as ata francezë nuk kanë dëshirë ta luajnë këtë sfidë.

Anglia do të përballet me Francën në ndeshjen për medaljen e bronztë, pasi u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale. Në anën tjetër, Franca u mposht nga Spanja.

Duke folur para takimit, tekniku gjerman theksoi se synimi i të dyja kombëtareve ishte finalja dhe jo vendi i tretë.

Reklamë

“Asnjë prej lojtarëve tanë dhe asnjë prej Francës nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje. Donin të luanin në finale. Kemi dhënë çdo gjë për këtë. Të gjithë luajnë për ta fituar Botërorin, por është kështu. Kemi një ditë më pak për t’u rikuperuar për ndeshjen ndaj Francës, por do ta bëjmë atë në mënyrë profesionale”, deklaroi Tuchel.

Ndryshe nga homologu i tij, përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka bërë të ditur se skuadra e tij do të hyjë në fushë me synimin për ta fituar ndeshjen dhe për ta siguruar vendin e tretë në Botëror.