×
  • Sport
  • Sport

    Ndëshkohet me karton të kuq, futbollisti fik dritat e stadiumit

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 18:28

    Kemi parë reagime nga më të ndryshmet, madje edhe dhunë ndaj arbitrit, në momentin kur futbollistët e kanë mbyllur ndeshjen para kohe pasi janë ndëshkuar me karton të kuq.


    Por ajo që ka ndodhur në një ndeshje të ligave inferiore në Angli është me të vërtetë e veçantë.

    Futbollisti Julius Muraga u ndëshkua me karton të kuq dhe teksa u rikthye në dhomat e zhveshjes, ai uli çelësin e dritave të stadiumit!

    Megjithatë, futbollisti u shpreh se një veprim të tillë nuk e kishte bërë me dashje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!