×
  • Sport
  • Sport

    Ndodh vetëm në Shqipëri: U ftua në emision si drejtor i një klubi – e vërteta shokuese e “Drejtorit”

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 11:12

    Në një emision në TVSH i quajtur “Rubrika Sportive” ishte i ftuar Artan Lazaj në cilësinë e drejtorit të FC Luftëtarit.


    Ai, i ashtuquajturi “drejtor” i FC Luftëtarit, gjatë gjithë emisionit kishte bërë analiza rreth klubit por edhe të klubeve tjera të Superligës së Shqipërisë, shkruan Reporteri.net

    Tek klubi i FC Luftëtarit janë shokuar të gjithë pasi asnjë në klub nuk e njihte këtë njeri.

    Më vonë klubi i Luftëtarit kishte dalë në deklaratë për shtyp duke thënë se personi në fjalë nuk kishte asnjë lidhje me klubin.

    Padyshim që kjo është një ndër ngjarjet më qesharake sportive e viteve të fundit në Shqipëri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!