×
  • Sport
  • Sport

    Në kohën kur e gjithë bota po fliste për të, vjen një lajm katastrofal për Milot Rashicën

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 15:41

    Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjeve, të mërkurën.


    Sesioni i tij u ndërpre në gjysmë pasi ai filloi të ndjente dhimbje të madhe në kofshë, derisa ai u largua nga fusha me një mini-veturë golfi.

    “Milot Rashica u desh të ndërprente sesionin e sotëm stërvitor për shkak të një problemi në kofshë,” shkruhet në njoftimin e Werder Bremenit në Twitter.

    ‘’Miloti është lënduar gjatë stërvitjeve, por nuk mund të them asgjë më shumë. Besoj se nuk është diçka serioze’’, ka shtuar trajneri, Florian Kohfeldt.

    Mediet nga Gjermania potencojnë se 22-vjeçari mund të mungojë vetëm në ndeshjen e radhës, kundër Borussia Dortmundit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!