×
  • Sport
  • Sport

    Nënshkruhet marrëveshja: Rahoveci po bëhet me stadium dhe palestër sportive

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 16:56

    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dhe ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, kanë nënshkruan sot tri memorandume mirëkuptimi.


    Kjo ministri ka për qëllim që të financoj disa projekte madhore për qytetin e Rahovecit, shkruan Reporteri.net

    Ndër projektet më madhore janë:

    – Ndërtimin e stadiumit të futbollit të kategorisë së dytë, në qytet, sipas standardeve të FIFA-s;
    – Ndërtimin e palestrës sportive në Krushë të Madhe;
    – Ndërtimin e stadiumit të futbollit të kategorisë së dytë, me standardet e Superligës së Kosovës, në Ratkoc.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi nëpërmjet një postimi në Facebook.

    Këto projekte kapin vlerën e 2 milionë e 150 mijë eurove.

    Kujtojmë që Rahoveci është bërë edhe me palestër sportive para pak javëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!