×
  • Sport
  • Sport

    Neymar ‘fryhet’ para shokëve, shkon në stërvitje me helikopter privat

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 18:23

    Brazili ka nisur përgatitjet për Kupën e Amerikës dhe në prag të këtij turneu skuadra është grumbulluar dhe pret që të nisë stërvitjen.


    Neymar ka ditur të bëhet edhe njëherë protagonist por këtë radhë jo në fushën e blertë por jashtë saj.

    Ai ka shkuar në stërvitje me një helikopter privat.

    Yllin brazilian kanë qenë duke e pritur gazetarë e fotografë të shumtë ndërkohë që edhe ka folur për mediat duke pranuar se Brazili ka shumë presion. Ai është shprehur se ka gjëra pozitive por edhe negative në Brazil dhe që tashmë i ka mësuar.

    “Ka shumë presion, por me ndihmën e tifozëve, ne jemi të pandalshëm. I kam kaluar dy kompeticione deri më tani dhe kam njohur anën e keqe por edhe anën e mirë të këtij vendi”, tha Neymar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!