×
  • Sport
  • Sport

    LIVE: Gjilani – Drita 0-0

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 20:29

     

    Nga minuta e 16-të Gjilani ka mbetur me një lojtar më pak në fushë pasi me karton të kuq është ndëshkuar futbollisti Ansi Nika, raporton gazetari i Reporteri.net.

    Ende asnjëra s’kuadër nuk ka arritur të shënoi gol.

    Fillon derbi

    Ka nisur derbi i Superligës në mes të Gjilanit dhe Dritës që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Gazetari i Reporteri.net po e përcjellë nga afër këtë sfidë dhe portali ynë do të ju njoftoj për çdo ndryshim rezultati.

    Kjo ndeshje ka thyer rekordin e shikueshmërisë këtë sezon në Superligë pasi janë mbledhur rreth 8 mijë tifozë.

    Për ta parë nga afër këtë superderbi është në stadium edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar nga gruaja dhe dy vajzat e tij.

    Pas 25 xhirosh të zhvilluara, Drita është në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e gjashtë me 34 pikë. /Reporteri.net/

    Disa foto të realizuara nga gazetari i Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!