Fatos Beqiraj lëre që do të luajë kundër vendlindjes të premten, por ai do të jetë edhe kapiten i Malit të Zi kundër Kosovës.


Ndeshja në mes dy shteteve fqinj do të zhvillohet në Podgoricë të premtën dhe i përket kualifikimeve për “Euro 2020”.

Të dyja skuadrat po përballen me mungesa të shumta dhe të rëndësishme.

Reklamë

Malit të Zi i mungon edhe kapiteni Stefan Saviç, ndërsa në mungesë të tij shiriti i kapitenit do t’i besohet Beqirajt.

Ish futbollisti i Besës së Pejës të premten ndaj Kosovës do ta shënojë paraqitjen e 62-të për Malin e Zi.

31-vjeçari do të bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në radhët e malazezëve./Reporteri.net/