×
  • Sport
  • Sport

    Një tjetër barazim për Kosovën, mbetet me dy pikë në tabelë

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 22:52
    Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

    Edhe një tjetër barazim për Kosovën.

    Djelmoshat e kombëtares së Kosovës kanë barazuar në ndeshjen me Andorrën, në fazën kualifikuese për “Euro 2024”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndonëse “Dardanët” ishin të parët që kaluan në epërsi, në fillim të pjesës së dytë, ata nuk ia dolën që këtë rezultat ta ruajnë deri në fund.

    Pas një pjese të parë pa asnjë gol, ishte Edon Zhegrova ai i cili e kaloi Kosovën në epërsi.

    Zhegrova shënoi në minutën e 59-të të ndeshjes.

     

    Mirëpo, nuk vonoi shumë, dhe futbollistët e ekipit kundërshtar e barazuan rezultatin.

    Për Andorrën, shënoi Albert Rosas, në minutën e 61-të, me një gol me kokë nga afërsia e portës.

     

    Përpjekjet e Kosovës për ta kërkuar golin e fitores nuk u ndalën deri në fund të ndeshjes, por pa rezultat.

    “Dardanët” e përmbyllën këtë ndeshje me rezultat të barabartë, 1-1.

    Kjo është ndeshja e dytë që Kosovën po e gjen me barazim. Kjo pasi kombëtarja barazoi edhe me Izraelin.

    Si e tillë, Kosova mbetet me 2 pikë në tabelë, e renditur në vendin e tretë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

    Renditja e kombëtareve në Grupin I

    Ndërsa për Andorrën, kjo ishte pika e parë në ndeshjet kualifikuese.

    Më 16 qershor, Kosova do të përballet me Hungarinë, ndeshje kjo që do të zhvillohet po në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Tri ditë më vonë, Kosova udhëton drejt Bjellorusisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!