Boksi pa dorëza është një art marcial gjithnjë e më popullor viteve të fundit dhe BKFC si një organizatë po rritet me shpejtësi.
Ngjarja BKFC 69 u mbajt mbrëmë (e premte), dhe mbi të u shkrua historia pasi u pa nokauti më i shpejtë ndonjëherë në këtë sport.
Justin Watson mposhti Cole Ferrellin dhe atij iu deshën vetëm 2.9 sekonda për të fituar meçin.
Themeluesi dhe presidenti i BKFC, David Feldman, konfirmoi se ishte nokauti më i shpejtë ndonjëherë.
“E pabesueshme”, tha ai dhe tregoi një kronometër me kohëzgjatjen e përleshjes. Ora tregonte 2.90 sekonda.
Rekordi i mëparshëm ishte tre sekonda, i mbajtur nga Ulyses Diaz, i cili mposhti Donelei Benedetto katër vjet më parë.
Në boksin pa dorëza, luftimet zgjasin pesë raunde nga dy minuta secila dhe boksierët kanë vetëm fasha në grushte, pa doreza.
Justin Watson delivers a TWO-SECOND KNOCKOUT at BKFC 🤯
🎥 @bareknucklefc pic.twitter.com/XS9sYzu6rY
— MMA Junkie (@MMAJunkie) December 7, 2024
Prandaj, prerjet dhe lëndimet janë shumë të zakonshme, të cilat shpesh çojnë në ndërprerjen e meçeve, të cilat rrallëherë vijnë në vendimin e gjyqtarit. /Telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.