×
  • Sport
  • Extra
  • Extra

    Nuk e dinte datën e lindjes, refuzoi postin e ministrit: Historia e basketbollistit më të gjatë në NBA

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 14:10

    Historia e basketbollistit më të gjatë në botë është vërtetë e jashtëzakonshme.


    Manute Bol ka lindur në Sudan, me origjinë nga populli i Dinkës, anëtarët e të cilit njihen si më të mëdhenjtë në botë. Nëna e tij, ishte një grua e gjatë (2.08 cm), babai i tij ishte 2.03 cm dhe me sa duket gjyshi i tij ishte  2.39 cm i gjatë.

    Ai nuk e dinte saktësisht se kur ka lindur. Ai po ashtu nuk e dinte se sa i gjatë ishte, për shkak se gjatësia nuk matej në fshatin e tij. Se  ishte 2 metra i gjatë dhe 31 centimetra e mori vesh në vitet e adoleshencës. “Mendoj se kam qenë 18 ose 19 vjeç, kur e mora vesh”, kishte rrëfyer ai, transmeton Reporteri.net.

    Manute filloi të luante futboll si  fëmijë, por ishte shumë i gjatë për atë lojë. Kështu që ai iu kthye basketbollit, por shpejt filloi të ndjejë paragjykime të rezervuara për ata që jetonin në jug të Sudanit të atëhershëm. Ai ishte me fat që u vu re nga një trajner i basketbollit nga New Jersey i cili  e bindi atë të vinte në Amerikë.

    Ky trajner, Don Fili, e dërgoi atë në Cleveland në një universitet lokal. Pasi Manute Bol nuk kishte ndonjë dokument për të konfirmuar datën e lindjes, trajneri Kevin Mackey shkroi më 16 tetor 1962. Ashtu siç tha trajneri më vonë, ai ishte i bindur se Bol ishte shumë më i vjetër. Manute nuk dinte asnjë fjalë anglisht.  Ai shkoi në mësime për muaj, por nuk arriti të kapërcejë barrierën gjuhësore të mjaftueshme për ta regjistruar atë në kolegj, kështu që ai nuk luajti asnjë lojë për atë shkollë.

    Don Fili vazhdoi të shtynte karrierën e tij përpara. Bol u regjistrua në Universitetin e Bridgeport, i cili gjithashtu kishte një program për studentët e huaj. Ai luajti për ekipin e tyre në sezonin 1984/85 dhe shënoi 22.5 pikë në ndeshje.

    Ai kaloi dhjetë sezone në ligën NBA, luajti për Uashingtonin, Golden State,  Philadelphia dhe Miami. Njihet si një nga lojtarët më të gjatë në NBA. 

    Thuhet se një pjesë të konsiderueshme të parave të fituara në NBA ka shpenzuar për veprime bamirëse për të riparuar pasojat e luftës në Sudan. Me sa duket, në vitin 2001, qeveria sudaneze i ofroi atij postin e ministrit të sporteve, por ai e refuzoi sepse një nga kushtet ishte që të kalonte në besimin islam. Bol ishte i krishterë. Më vonë ai u detyrua të largohet nga vendi, pasi u akuzua për mbështetjen e rebelëve nga populli i Dinkës, të cilit i përkiste. Autoritetet refuzuan të lëshonin një vizë daljeje, përveç nëse ai kthehej në vend me më shumë para se sa kishte kur ai ishte në rrugën e tij.

    Në atë kohë, publiku amerikan i doli në përkrahje, sidomos senatori Joseph Liberman, të cilët ndihmuan për ‘ti blerë atij bileta për Kajro. Pastaj, për gjashtë muaj, negociatat me autoritetet amerikane vazhduan për dhënien e azilit. Kur më në fund iu dha azili, ai dhe familja e tij mund të vinin në Amerikë, jo si një ish basketbollist, por me statusin e refugjatit. Në SHBA, Manute Bol krijoi një organizatë  e cila grumbullonte ndihma për refugjatët sudanezë.

     Ai mori pjesë aktive në përpjekjet e pajtimit të popujve sudanezë dhe ishte angazhuar në ndërtimin e shkollave në Sudanin e Jugut. Përndryshe, ai kishte gjashtë fëmijë me gruan e tij të parë dhe katër me gruan e dytë.

    Ai vdiq në vitin 2010 dhe u varros në Sudanin e Jugut.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!