Mauro Icardi nuk do të transferohet te Lazio dhe shkak për këtë është bërë trajneri Gennaro Gattuso.

Klubi italian kishte përparuar në negociatat me 33-vjeçarin gjatë ditëve të fundit. Gjithsesi, Gattuso vendosi përfundimisht kundër afrimit të tij në skuadër.

Sulmuesi ka mbetur lojtar i lirë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Galatasaray në fillim të verës.

Reklamë

Sulmuesi argjentinas u përfol edhe për një kalim te Olympiacos, por grekët po shohin alternativa të tjera.

Icardi vazhdon kështu kërkimin për të gjetur një ekip të ri për vazhdimin e karrierës.