×
  • Sport
  • Sport

    Oblak nënshkruan kontratë të re me Atleticon, i vendoset klauzolë ‘marramendëse’

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 17:17

    Jan Oblak ka nënshkruar sot kontratë të re me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2023.


    Kontrata e mëhershme e Oblakut skadonte në qershor të vitit 2021, ndërsa klauzola e tij do të rritet deri në 120 milionë euro me kontraten e re, shkruan Reporteri.net

    Atletico pagoi 16 milionë euro Benfikës për Oblakun në vitin 2014, ndërsa portjeri slloven është bërë një nga performuesit më të mirë dhe më konsistent që atëherë.

    Një total prej 115 portave të paprekura (clean sheets) në 203 ndeshje me Los Rojiblancos i kanë sjellë atij 3 çmime Zamora (portjeri më i mirë) dhe ai rrugës për të katërtin këtë sezon.

    “Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time”, ka thënë Oblak.

    “Është viti im i pestë këtu dhe unë jam një person që shkon vit pas viti dhe tani unë kam bërë pesë. Nuk do të mund ta imagjinoja kurrë që koha do të shkonte kaq shpejt”, ka thënë portjeri slloven.

    26-vjeçari ka fituar Europa Ligën, Superkupën e Uefas dhe Superkupën e Spanjës gjatë kohës në Madrid. Gjithashtu ka luajtur edhe në finalen e humbur të vitit 2016-të në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!