×
  • Sport
  • Sport

    Pa filluar ende ndeshja, Alexander-Arnold shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 20:51

    Ylli i Liverpool, Trent Alexander Arnold, ka shkruar historinë në finalet e Ligës së Kampionëve, akoma pa filluar ndeshja e kësaj mbrëmjeje.


    Mbrojtësi i krahut të djathtë të Liverpool po paraqitet në finalen e tij të dytë me radhë, me skuadrën e njëjtë, por kundërshtarin tjetër.

    Arnold synon që me skuadrën e tij të bëjnë punë më të mirë sesa vitin e kaluar, kur u mposhtën nga Real Madrid.

    Por, para fillimit të ndeshjes, lojtari ka shkruar historinë, duke u bërë lojtari i parë U-21 që emërohet në dy formacione startuese radhazi, në një finale të Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net.

    Arnold ishte nga lojtarët më të mirë të Liverpoolit këtë edicion, duke kontribuuar më së shumti me asistime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!