×
  • Sport
  • Sport

    Pamje shokuese se si një fans i Wolverhamptonit rrahet me fansat e Watfordit

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 17:41

    Një fans i Wolverhamptonit ka shkaktuar një përleshje me fansat e Watfordit, pas fitores së Watfordit në gjysmëfinalen e zhvilluar në Wembley.


    Wolves ishin duke avansuar 2-0 me vetëm 10-të minuta të mbetur për t’u luajtur por më pas një rikthim senzacional i Watford i eliminoi ata nga kupa e FA, shkruan Reporteri.net

    Më pas skena të neveritshme pasuan pas përfundimit të ndeshjes.

    Një fans u konfrontua me një fans të watfordit dhe shtyu atë, pasi fansat ishin duke u larguar nga stadiumi.

    Ai nuk u ndal me kaq dhe filloi të gjuaj me grushte edhe njerëz të tjerë përreth, përpara se një fans i Watfordit të fillonte t’ia kthente grushtat.

    Më pas fansi i Wolves ra në tokë dhe mbështetësit e tjerë u bashkuan për ta shqelmuar atë.

    Policia ka konfirmuar se 5 persona janë arrestuar por nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse të arrestuarit kishin lidhje me incidentin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!