Adoleshenti i Real Madridit, Vinicius Junior mund të thirret për të zëvendësuar Neymarin, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.


Trajneri i Brazilit, Tite është duke menduar për të zëvendësuar ‘yllin’ e PSG-së i cili pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren përballë Katarit duke këputur ligamentin e këmbës së djathtë.

27-vjeçari ka braktisur grumbullimin e përfaqësuesen “Selecao”, ndërsa Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi mungesën e Neymarit në turneun e Kupës së Amerikës që starton më 14 qershor.

Reklamë

Përveç Vinicius Junior, Tite ka edhe dy kandidatë të tjerë Lucas Moura (Tottenham) dhe Fabinho (Liverpool).