×
  • Sport
  • Sport

    Pas humbjes ndaj Cityt, Pogba u komunikon vendimin për të ardhmen bashkëlojtarëve të tij

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 16:33

    Pogba u ka treguar bashkëlojtarëve të tij në Manchester se ai dëshiron të largohet nga klubi këtë verë dhe klubi nuk do t’i qëndroj në rrugë për kalimin në Real Madrid, sipas raporteve në Francë.


    Mesfushori ka qenë i lidhur me një largim të dytë nga “Old Trafford” dhe dështimi potencial për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve vetëm sa do ta shpejtoj largimin e tij, shkruan Reporteri.net

    Juventus thuhet se janë pro ribashkimit me Pogban në Torino, ndërkohë që 26-vjeçari haptazi e ka pranuar interesimin e tij për tu zhvendosur në Real Madrid dhe të punoj me Zinedine Zidanen.

    Zidane e dëshiron me çdo kusht transferimin e bashkëkombasit të tij, pas rikthimit së fundi në stolin madrilien, pasi iu është premtuar një buxhet ta rikthej Real Madridin në majat e futbollit.

    Pogba thuhet se dëshiron të garoj në Ligën e Kampionëve rregullisht dhe e pëlqen idenë e të luajturit nën urdhërat e Zinedine Zidane./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!