Jose Mourinho dhe Arsene Wenger ishin mysafir në BEIN Sport për të analizuar finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Tottenham.


Dy rivalët, që gjithmonë kanë gjetur arsye për tu përleshur, mbrëmë kanë pasur një gjë të përbashkët.

Ata janë pajtuar se tifozët e Liverpoolit janë unikë dhe më të mirët, shkruan Indeksonline.

Reklamë

Derisa në stadiumin këndohej himni ‘You’ll Never Walk Alone’ dy trajnerët kanë mbetur të
habitur.

“Kjo është më e bukur se ajo që mund të themi!”, tha Mourinho. “Janë unik”, shtoi Wenger.

Kujtojmë se Liverpooli mposhti Tottenhamin me rezultat 2-0 duke fituar titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve.