×
  • Sport
  • Sport

    Pas zërave se Komuna kërkon 40 % të fitimeve nga sponzorët, reagon kryetari i Rahovecit

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 17:24

    Komuna e Rahovecit kishte realizuar një draft rregullore e cila pritej të fuste në votim dite në Kuvendin Komunal për përfitimet e KB Rahovecit dhe mirëmbajtjes së palestrës.


    Sipas rregullores e cila pritej të prezantohej para asambleistëve, 20 % nga shitja e biletave të ndeshjeve i kërkonte Komuna, ndërsa kërkonte 40 % të fitimeve nga sponzorët.

    Por, me këto kërkesa nuk ishte pajtuar assesi kryetari i KB Rahovecit, Bekim Hoxha, i cili kishte kërkuar ndryshim të këtij drafti.

    Me këtë rast ka reaguar Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, me ç’rast ka sqaruar koston e mirëmbajtjes së palestrës.

    Ky është reagimi i plot i Kryetarit të Komunës së Rahovecit:

    Kujtojmë që klubi i basketbollit Rahoveci, është ndër skuadrat më të mira në vend e cila ka siguruar finalen e playoffit në Superligë, duke e mposhtur KB Yllin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!