×
  • Sport
  • Sport

    Pasaniku më i madh në Angli, rihapë negociatat për blerjen e klubit të Chelsea-t

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 19:22

    Njeriu më i pasur në Angli, nuk e ka përjashtuar mundësinë e blerjes së klubit të Chelseas, pasi ka pranuar se ai ka vizituar qendrën e trajnimit të klubit vitin e kaluar.


    Jim Ratcliffe ishte në Yorkshire Dales të mërkurën për ta nisur ekipin e INEOS pak pasi ai mori ekipin profesional të çiklizmit prej Sky, shkruan Reporteri.net

    Derisa është e kuptueshme që ai nuk është përgaditur për ta përmbushur vlerësimin e vlerës së klubit sipas Roman Abramovic, e që besohet se është dikund 4 miliardë funte, anipse Chelsea insiston që miliarderi rus nuk e ka ndërmend ta shesë, Ratcliffe ka lënë të kuptohet se ai është ende i interesuar.

    Roman Abramovic ka tani një kohë të gjatë që nuk ka qenë prezent në “Stamford Bridge” për arsye që nuk ka mundur të sigurojë vizë për hyrje në Britaninë e Madhe.

    Ai madje i ka ndalur planet për rindërtimin e stadiumit deri në një kohë të pacaktuar, krejt kjo për shkak të mungesës së vizës.

    E nëse ai nuk arrinë të sigurojë një vizë për hyrje në Britaninë e Madhe, atëherë me shumë mundësi ai do ta shesë klubin.

    Kujtojmë që me rusin në krye të klubit, Chelsea ka fituar gjithçka që është për tu fituar në futbollin botëror./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!