×
  • Sport
  • Sport

    Pasi e ndali mbrëmë Icardin, Berat Gjimshiti ka disa fjalë për t’i thënë atij

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 8:58

    Berat Gjimshiti ishte një nga më të mirët në fushë e lojës për Atalantën, pasi me markimin thuajse perfekt që i bëri Mauro Icardit, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një pikë, falë barazimit pa gola.


    Në përfundim të sfidës, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare doli para gazetarëve ku vlerësoi Icardin, duke e cilësuar një sulmues të aftë të shënojë në çdo moment.

    “Vuajtëm shumë në fillim, pasi Interi presonte shumë lart, pro me kalimin e minutave, u futëm në lojë. Icardi më ka ikur në një moment, por për fat të mirë nuk shënoi”, u shpreh Gjimshiti.

    “Është një sulmues i madh, që mund të shënojë në çdo moment, por sot për fat ia dolëm ta bllokojmë. Kemi vuajtur, por në fund mendoj se ky barazim ishte i drejtë për të dy skuadrat“, shtoi mbrojtësi i Kombëtares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!