×
  • Sport
  • Sport

    Pasi e ndihmoi Liverpoolin të fitonte, Klopp e ngrit në qiell Xherdan Shaqirin

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 11:41

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se goli i vonshëm i Divock Origit, i përgatitur nga Xherdan Shaqiri prej një ndërprerjeje, ndodhi si në përrallë, pasi fitorja dramatike 3:2 ndaj Newcastle United ua mban ende gjallë shpresat për titull në Premierligë atyre.


    Liverpooli kishte kaluar në epërsi me një gol të hershëm të qendërmbrojtësit Virgil van Dijk, para se Christian Atsu ta barazonte rezultatin në minutën e 20-të.

    Mohamed Salah e ktheu epërsinë e të kuqve pas gjysmë ore lojë, por Salomon Rondon e barazoi përsëri rezultatin për vendasit pak para përfundimit të pjesës së parë.

    Megjithatë, Origi shënoi me kokë në minutën e 86-të, pas një super harkimi nga Shaqiri, duke ia siguruar Liverpoolit një fitore 3:2 që ia mban gjallë shpresat për titull në Premierligë atyre.

    Klopp e ka lartësuar paraqitjen e dyshes, të cilët kohëve të fundit nuk janë aktivizuar shumë nga trajneri gjerman, e sidomos kosovari i Kombëtares së Zvicrës.

    “Tejet vendimtare? Çfarë mund të them? Thjesht brilante. Sikur një përrallë”, tha Klopp pas ndeshjes.

    “Mund të thoni çfarë të doni për mua – ata nuk luajnë shpesh, Shaqiri nuk luan mjaftueshëm. Unë e marr këtë vendim. Sa mirë që ata e bënë këtë (golin), më pëlqeu. Ishte një moment i madh”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!