×
  • Sport
  • Sport

    Pasi mbylli sezonin fantastik në Turqi, kështu i komentojnë yjet kosovarë Muriqit

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 16:57

    Vedat Muriqi bashkë me Milot Rashicën kanë qenë dy yjet e futbollit kosovarë që kanë shkëlqyer në skuadrat e tyre.


    Përderisa Miloti ka shpërthyer me skuadrën gjermane Werder Bremen, Muriqi ka shkëlqyer në skuadrën e Superligës turke Rizespor, shkruan Reporteri.net

    Muriqi mbylli sezonin me një gol dhe asist duke arritur në kuotën e 17 golave e 9 asisteve, shifër kjo fantastike për një futbollist kosovar.

    Sulmuesi prizrenas po kalon disa ditë pushim përpara se t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

    Ai ka ndarë një fotografi në rrjetin e tij Instagram ku ka shkruar për sezonin e tij në Rizespor ndërsa yjet e Kosovës nuk i kanë kursyer komentet e tyre.

    Fidan Aliti dhe sulmuesi shtatlartë, Atdhe Nuhiu ishin të parët që i komentuan Muriqit.

    Prizrenasi është vënë në shënjestrën e gjigantit turk Fenerbahce. Ai poashtu ka marrur oferta nga Franca dhe Spanja.

    Megjithatë e ardhmja e tij ende nuk dihet./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!