×
  • Sport
  • Sport

    Pasi nuk e ftoi në xhiron e fundit, kështu ka vendosur sot trajneri i Baselit për Zhegrovën

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 19:44

    Edon Zhegrova dhe Albian Ajeti janë titullarë për Baselin në derbin e shqiptarëve ndaj Luzernit në Superligën e Zvicrës, për të cilin nga fillimi do ta nisin ndeshjen edhe Idriz Voca dhe shkëlqim Demhasaj.


    Luzerni e viziton Baselin në përpjekje për ta siguruar një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

    Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova, do ta regjistrojë paraqitjet e tij të tretë si titullar për Baselin, në një ndeshje që mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka është lënë në stol.

    Dy javë para përfundimit të sezonit 2018/19 në Superligën e Zvicrës, në një periudhë kur Baseli ka kohë që e ka siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, Marcel Koller i ka dhënë edhe një rast tjetër anësorit kosovar për ta dëshmuar veten.

    Kjo do të jetë paraqitja e tretë e Zhegrovës si titullar për Baselin që prej huazimit të tij nga Genku në fillim të shkurtit. Në total, ai i ka bërë vetëm gjashtë paraqitje, përfshirë katër nga banka e rezervistëve. Ndërsa pesë herë tjera është lënë në stol.

    Ai ka dështuar të shënojë gol apo të ofrojë asist në gjashtë paraqitjet e tij për Baselin.

    22-vjeçari është i huazuar nga Genku në Basel në bazë të një marrëveshjeje të arritur në shkurt mes palëve.

    Në bazë të marrëveshjes, Baseli e ka mundësinë për ta blerë kosovarin për rreth 1.5 milionë euro në fund të këtij sezoni.

    Ndërkohë, dy përfaqësuesit e tjerë të Kosovës, Voca dhe Demhasaj kërkojnë ta frymëzojnë Luzernin drejt një fitoreje të rëndësishme për top katërshe në Superligë.

    Ndeshja nis në orën 20:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!