×
  • Sport
  • Sport

    Pasi përfundoi gjysmë maratonën, Haradinaj zbulon pse veshi fanellën e Liverpoolit

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 13:50

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në gjysmë maratonën e sotme të zhvilluar në Prishtinë.


    Ai ka përfunduar me sukses këtë gjysmë maratonë prej 21 kilometrash, duke vrapuar me gruan e tij, Anitën, shkruan Reporteri.net

    Haradinaj ka vrapuar me fanellë të Liverpoolit ndërsa pas përfundimit të garës ka zbuluar arsyen pse sot veshi pikërisht fanellën e ekipit anglez.

    Ai ka thënë se i ka premtuar vëllaut të Xherdan Shaqirit se do të vraponte me fanellë të tij në këtë gjysmë maratonë.

    “Ditë e mrekullueshme në kryeqytet, ku u mbajt gara me karakter ndërkombëtar, Gjysmëmaratona e Prishtinës, e cila tashmë është bërë tradicionale. Duke mbajtur fjalën qe i kam dhënë vëllaut të Xherdan Shaqirit, vrapova me fanellën e yllit tonë në futboll. Një sfidë personale, të cilën e përfundova me sukses, ndonëse me një minutë vonesë krahasuar me vitin paraprak. Përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit me të cilët ndamë shtegun e vrapimit, organizatorët, pjesëtarët e Policisë, ekipet mjekësore, vullnetarët dhe ushtarët e FSK-së për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje masive, e cila përmes sportit promovon vendin tonë në botë”

    Në këtë gjysmë maraton kryeministri Ramush Haradinaj ishte i shoqëruar nga gruaja e tij Anita./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!