×
  • Sport
  • Sport

    Pasi përfundoi sezonin me klubin e tij, Arbër Zeneli ka disa fjalë për Kosovën

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 11:09

    Arbër Zeneli është i tërë i përqendruar t’i ndihmojë Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian këtë muaj, pas një sezoni të suksesshëm individual me Stade de Reims.


    Anësoi mitrovicas do t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës, i cili grumbullohet sot, për t’i nisur përgatitjet për dy ndeshjet e qershorit në Grupin A kualifikues për EURO 2020 ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

    Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018, Zeneli thotë se tani është i gjithi i përqendruar në Kombëtaren kosovare, dhe synon t’i ndihmojë verdhekaltërve drejt kualifikimit në një kampionat evropian për herë të parë në histori.

    Kosova do të udhëtojë drejt Podgoricës për t’u përballur me Malin e Zi më 7 qershor, para se ta vizitojë Sofjen për t’u ballafaquar me Bullgarinë më 10 të këtij muaji po ashtu.

     

    View this post on Instagram

     

    All eyes on Kosovo

    A post shared by Arber Zeneli?????? (@azeneli17) on


    Verdhekaltrit barazuan në ndeshjen e parë të tyre në një fazë kualifikuese për Kampionat Evropian në muajin mars në Fadil Vokrri, me Zenelin që e kishte shënuar golin e barazimit.

    24-vjeçari do të mundohet ta përsërisë formën e lartë si në Ligën e Kombeve, kur i frymëzoi “Dardanët” drejt promovimit në Ligën C nga Liga D dhe garantimin e një vendi në play-off për kualifikim në EURO 2020, duke i shënuar gjashtë gola.

    Zeneli pati një sezon të kënaqshëm individual në Ligë 1, pasi iu bashkua Reimsit nga Heerenveen në janar, duke i realizuar tri gola dhe tri asiste në 15 paraqitje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!