×
  • Sport
  • Sport

    Pasi zgjodhi të luaj për Kosovën, ky është urimi special i Shaqirit për Hadergjonajn

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 17:05

    Florent Hadergjonaj ditë më parë u bë lojtari i radhës që i bashkohet Përfaqëuseses së Kosovës duke lënë kështu Kombëtaren e Zvicrës.


    Ylli i skuadrës angleze, Huddersfield Toën ka marrur pasaportën e Republikës së Kosovës dhe nga ndeshjet e radhës do të jetë i gatshëm që ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, shkruan Reporteri.net

    E lajmit se Hadergjonaj ka zgjedhur Kosovën iu është gëzuar edhe anëtari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri i cili mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës.

    Ai nëpërmjet një komenti në rrjetin social Instagram ka uruar Florentin për zgjedhjen e tij.

    “Shum suksese broski ishallah me shum shendet. Fully deserved”, i ka komentuar Shaqiri atij.

    Kujtojmë që skuadra e Florentit, Huddersfield Toën, javë më parë ra nga Premierliga e Anglisë dhe tani do të garojë në një nivel më të ulët të garave./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!