×
  • Sport
  • Sport

    Plas sherri te Liverpool, Salah kapet me Klopp – dëshiron largimin

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 18:24

    Liverpool është në përgatitjet e fundit për ndeshjen e kthimit ndaj Porto, që do i siguronte kalimin për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, nëse arrijnë të mbrojnë fitoren 2-0 në “Anfield”.


    Megjithatë e përditshmja spanjolle AS ka publikuar një artikull të bujshëm, aty ku zbulohen shumë gjëra për atë çfarë po ndodh brenda ‘Të Kuqëve’.

    Mohamed Salah ka pasur një debat të fortë me trajnerin Jurgen Klopp, pasi ylli egjiptian kërkon nga drejtuesit e klubit të vendoset në shitje në merkaton e verës.

    Drejtuesit e Liverpool kanë lëshuar pe dhe i kanë bërë me dije sulmuesit se ata do ia lehtësojnë punën e largimit, nëse ai vazhdon ta ketë mendimin e njëjtë deri në fund të sezonit.

    Kujtojmë që sezonin e kaluar Salah ishte në radarët e Real Madridit, mirëpo transferimi i tij nuk u realizua, por nuk përjashtohet mundësia që transferimi të ndodhë këtë verë.

    Deri më tani, 26-vjeçari ka shënuar 22 gola në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa një vit më parë shënoi 44 gola në 52 ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!