×
  • Sport
  • Sport

    Pogba apo Hazard? Ja kë blerje preferojnë lojtarët e Real Madrid

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 9:23

    Zërat se Real Madrid është gati të shpenzojë shuma marramendëse për të sjellë në “Santiago Bernabeu” dy mesfushorë kampionë si Paul Pogba dhe Eden Hazard kanë përçarë skuadrën.


    Duket se vetë lojtarët e skuadrës “merengues” nuk janë dakord me politikat e klubit dhe ato të trajnerit Zinedine Zidane, ndaj kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

    Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, lojtarët e Realit nuk janë dakord që të vijë në Madrid mesfushori francez Paul Pogba. Sipas tyre, kampioni i botës nuk ka dhënë atë që pritej në fushë me Manchester United, ndaj nuk është i denjë për fanellën “los blancos”.

    Krejt e kundërta është situata me Eden Hazard, që pëlqehet shumë nga lojtarët e Real. Ata e mirëpresin transferimin e mesfushorit belg që luan në Premier League me Chelsea. Sipas “The Sun”, lojtarët kanë bërë me dije se mes Pogba dhe Hazard preferojnë këtë të fundit, pasi e konsiderojnë si më të rëndësishëm si nga ana profesionale ashtu dhe ajo humane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!